Veliaj debat me Tabakun: “Ju më ftoni mua, ftoni ish-kryetarin e Bashkisë Rama, por nuk ftoni Bashën që vendoste pa këshill”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj debat me Tabakun: “Ju më ftoni mua, ftoni ish-kryetarin e Bashkisë Rama, por nuk ftoni Bashën që vendoste pa këshill”

Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët  pati një debat të gjatë dhe të vazhdueshëm mes Erion Veliajt dhe Jorida Tabakut.

 

Kryebashkiaku publikoi dokumentin që ish-kryebashkiaku Basha në 2013 ka nënshkruar ku thuhet: “Miratoj studimin e fizibilitet, thotë vendosa, vendosa vetë për koncesionin për menaxhimin e mbetjeve të qytetit. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet komisioni.”

 

Advertisement

Pjesë nga debati:

Tabaku: Pse gënjeve në këtë komision? Pse bërë dëshmi të rreme

Veliaj: Ju ftoni kryetarin aktual të Bashkisë, dhe nuk ftoni Bashën që në 2013, pa këshillin. Thotë: Miratoj studimin e fizibilitet, thotë vendosa, vendosa vetë për koncesionin për menaxhimin e mbetjeve të qytetit. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet komisioni. I thotë Basha këto, vendim pa Këshill.

Tabaku: Thuaji anëtarëve të komisionit ta thërrasin në komision. Z.Veliaj, pse gënjyet për përgjegjësinë tuaj në lidhje me koncesionarin e Tiranës?

Advertisement

Veliaj: Për çdo dëshmi do të mund në gjykatë. Të nxori Gjykata shpifëse për Sami Frashërin. Kontraktori i Sami Frashërit, është edhe kontraktori i vilës tënde.

Tabaku: Z.Veliaj unë çdo gjë e kam të deklaruar. Problemi është me ju. Ajo që po bëni ju është e pandershme Nuk kam nevojë t’i fsheh pasuritë siç e bën ti. Nuk kam pasur nevojë t’i fsheh të ardhurat e mia që para se të futesha në politikë. Problemin e ke ti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy