Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që në ndeshjet e kampionatit të kësaj jave të mbahet një minutë heshtje në nderim të mjekut fizioterapist të Kombëtares, Ylli Mihali, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Ylli Mihali u nda nga jeta të hënën e kaluar pas një beteje të gjatë me Covid-19 në moshën 55-vjeçare.

Ai u emërua fizioterapist i ekipit Kombëtar të Shqipërisë në vitin 1994 dhe për 27 vjet në këtë pozicion ai shndërrohet në një simbol të Kombëtares.

Në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin e tij, Federata Shqiptare e Futbollit mori vendimin që të mbahet një minutë heshtje para fillimit të çdo ndeshjeje të kësaj jave, duke filluar që sot në ndeshjen e “Abissnet Superiore”, Dinamo-Laçi e për të vazhduar në të gjithë sfidat e kategorive të tjera që e kanë nisur sezonin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";