Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë të hënë për vizitë në familjen e Arjan Salës, 32-vjeçari që humbi jetën mes flakëve në magazinën e një qendre tregatre në hyrje të Tiranës.

Vizita e kreut të qeverisë zhvillohet dy ditë pasi qeveria vendosi ta shpallë “Dëshmor të Atdheut” të riun, i cili u vetëflijua duke shpëtuar jetën e mbi 20 punonjësve. Trupi i pajetë i të riut u nxor pas katër ditësh.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";