Vdes kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, ishte prekur nga Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vdes kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, ishte prekur nga Covid-19

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije, vdiq mëngjesin e së premtes.

Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila tha se Amfilohije, 82 vjeç, vdiq në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë.

Udhëheqësja e Klinikës së Pulmologjisë në këtë spital, Jellena Boroviniq Bojoviq, tha pas mesnatës së shkuar se gjendja e mitropolitit është serioze, se është intubuar dhe vendosur në ventilim invaziv.

Më 7 tetor është bërë e ditur se Amfilohije është shtruar në spital për trajtim të koronavirusit.

Advertisement

Fillimisht, mjekët e kanë vlerësuar situatën e tij si të qëndrueshme.

Mali i Zi ka regjistruar gjithsej mbi 17,300 raste me koronavirus dhe 282 viktima./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy