Policia e Sarandës ka nisur hetimet për vdekjen e 22-vjeçarit Armando Kazma, i cili humbi jetën tragjikisht pasi e zuri poshtë tenda e kalçetos.

 

Hetuesit po kryejnë vlerësime të kushteve të sigurisë të mjedisit sportiv ku ndodhi ngjarja. I riu ishte duke luajtur futboll me shokët, por u zu poshtë nga hekurat anësorë të rrethimit të kalçetos, të cilat u rrëzuan nga stuhia e shiut që përfshiu qytetin e Sarandës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:40 të mbrëmjes së të hënës, ndërsa kjo është hera e parë që uniformat blu të qytetit të Sarandës nisin hetimet për një rast të tillë.