![Vdekja në rrethana misterioze e 4 turistëve në Qerret, reagon ambasada ruse: Presim hetim të plotë](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/10/DFC77762-406B-4350-910D-D5E49C9A491F-664x400.jpeg)
Ambasada ruse në Shqipëri ka reaguar rreth vdekjes misterioze të 4 turistëve rusë në Hotel Gloria në Qerret 2 ditë më parë.
Ambasada thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë ligjzbatuese shqiptare. Në reagim thuhet se kërkohet hetim i plotë nga pala shqiptare rreth shkaqeve të vdekjes së viktimave.
Postimi i ambasadës ruse:
Rreth vdekjes së katër shtetasve rusë në Shqipëri
Ambasada ruse në Shqipëri konfirmon vdekjen e katër shtetasve rusë (Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov) në një hotel afër qytetit Kavajë. Departamenti Konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë ligjzbatuese të vendit dhe po heton rrethanat e asaj që ka ndodhur. Ne presim një hetim të plotë nga pala shqiptare rreth shkaqeve të vdekjes së rusëve. Janë njoftuar të afërmit e të ndjerëve. Do të ketë riatdhesim të trupave në vendlindje.
Kujtojmë se 4 turistët rusë u gjetën pa shenja jete në hotel, por ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e tyre.