Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ndodhet para Komisionit të Sigurisë për të raportuar mbi sulmet kibernetike në sistemin TIMS.
Mbledhja ka nisur me debate, për situatën e fundit, ku humni jetën në duart e policisë Lear Kurti 32 vjeç.
Ka qenë deputeti i PD Ervin Salianji ai që i “ka kërkuar llogari” Rrumbullakut për rastin, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se është i gatshëm të përgjigjet për rastin e vdekjes së 32-vjeçarit. Ai gjithashtu ka kërkuar që të respektohet edhe mundi dhe gjaku i uniformave blu.
“Nuk jam përgjigjur komisionit se kam qenë me shërbim në SHBA.
AdvertisementKërkesat e deputetëve për Lear Kurtin jam i gatshëm brenda 48 orëve të vij të përgjigjem, edhe për rastin e Rashës mund t’ju përgjigjem.
Jo gjithçka që thuhet në media është reale. Respektoni mundin e gjakun e policëve”, tha ai.