Ka nisur protesta përpara Miistrisë së Brendshme për vdekjen e 32-vjeçarit, Lear Kurti.
Qytetatët janë mbledhur për të kërkuar shkarkimin e Ministrit të Brendshëm.
Advertisement
Protesta e qytetarëve mbështetet edhe nga kreu i PD, Sali Berisha i cili më herët ka bërë thirrje por nuk ndodhet i pranishëm në shesh.
Lear Kurti ndërroi jetë tre ditë më parë pas shoqërimit nga Policia e Shtetit.
Advertisement
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, i riu ndërroi jetë nga një masë plastike të mbushur me kokainë të cilën dyshohet se e gëlltiti gjatë ndjekies nga policia.
Opozita dhe familjarët e Kurtit fajësojnë për vdekjen e tij, policinë, Ministrinë e Brendshme dhe qeverinë.
Advertisement