Pas gati një ore ka përfunduar protesta e thirrur nga qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile për vdekjen e 32 vjeçarit Lear Kurti.

 

Qytetarët kanë kërkuar drejtësi për të riun që humbi jetën në duart e policisë, duke fajësuar autoritetet për papërgjegjshmëri dhe mungesë transparence.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Protesta nisi rreth orës 19:30 përballë Ministrisë së Brendshme, ku qytetarët kërkuan dorëheqjen e ministri Bledi Çuçi, duke akuzuar edhe kryeministrin Edi Rama për papërgjegjshmëri.

 

Pas më shumë se 45 minutash, qytetarët marshuan drejt Kryeministrisë, ku ndezën qirinj dhe mbajtën një minutë heshtje në nder të 32 vjeçarit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndër të tjera në përfundim të protestës, ata paralajmëruar se do të ketë edhe një tjetër protestë dhe se ora dhe dita do të njoftohet në rrjete sociale.