Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e 32-vjeçarit, Laer Kurti në spital pas shoqërimit në komisariat.
Berisha ka akuzuar drejt për drejt policinë e shtetit dhe shprehet se ndaj viktimës është ushtruar dhunë brenda automjetit të policisë.
Sipas Berishës, i riu është dërguar në spital pa jetë, ndryshe nga se raportohet në njoftimin e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
Reagimi i plotë i Sali Berishës:
KRIM I SHËMTUAR!
Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32 vjeçar, Laer Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjeja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes kurti dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi.Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Pershendetje Dr. Policia e droges i merr jeten nje tjeter te riu 32 vjecari i cili eshte ndjekur nga efektivet e droges me vrap dhe pasi e kane futur ne furgon me shume mundesi ai eshte goditur nga banditet me uniforme,ne momentin qe ka shkuar ke komisarjati nr 3 aty ai ka humbur ndjenjat. Sipas burimeve tona banditet qe i moren jeten djalit nuk lajmruam ambulancen sic e kerkon protokolli por e kane derguar me makinen e policise prane ambjenteve te Traumes! I riu quhet Laer Kurti!Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";