Ambasada ruse ka konfirmuar se ditën e sotme janë tërhequr nga morgu trupat e pajetë të katër turistëve rusë që humbën jetën në një hotel në Qerret.
Ambasada ka deklaruar se do të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë në Rusi për të zbuluar shkaqet e vdekjes 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës.
‘Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën në 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt.
Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.
AdvertisementShpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë.’– njofton ambasada ruse.