Edhe ditën e sotme ka vijuar kthimi i emigrantëve shqiptarë në vendet e tyre të punës në Greqi
Burime zyrtare bëjnë me dije për gazetarin e Vizion Plus Tonin Frroku se gjatë dy ditëve të fundit nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj kanë dalë më shumë se 9500 shtetas
Për të eleminuar radhët e gjata nga ana e policisë kufitare të Kapshticës punohet me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje
Shtimi i sporteleve ka bërë të mundur që puna të vijojë normalisht në dalje duke mos patur radhë edhe në momentet e fluksit të madh të daljeve
Advertisement
Nga ana tjetër gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 10.400 shtetas shqiptarë e të huaj./vizionplus.tv