Një vatër zjarri është përhapur mesditën e sotme në Dhërmi.

Era e fortë po favorizon flakët të shkojnë drejt banesave të zonës së Gjilekës, ku janë rreth 30 banesa që rrezikohen të digjen.

Në ndihmë të zjarrëfikseve të Himarës janë dhe banorët e fshatit Dhërmi, të cilët me mjete rrethanore po ndihmojnë për izolimin e zjarrit dhe mos përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Për të normalizuar situatën nga zjarri në Dhërmi veç nderhyrjes nga toka ka mbërritur edhe helikopteri për të bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";