Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për media paralajmëroi se po vjen një krizë e madhe energjitike
Deklaratës së tij i është përgjigjur nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili në një postim në rrjetet sociale shprehet se Rama ka thënë në 15 prill që “nuk do të harxhojmë asnjë lekë për të blerë energji” por sot çuditërisht po na flet për “krizë apokaliptike”.
Sipas tij, kjo krizë duket qartë që është një stisje për një grabitje të re të xhepave të shqiptarëve për të mbushur arkën e shteit, të badërdisur nga Rilindja.
Postimi i plotë:
Nuk eshte Krize e re energjitike, por plackitje e re e qytetareve!
Dje vetem 24 ore me pare ne Abu Dabi Edi Rama s’foli as nje fjale per krize energjitike, qe po flet sot pas 24 oreve bile tha : “qe do te behemi eksportues neto te energjise”.
Rama ne 15 prill 2021 deklaronte:
“Ne sdo harxhojmë asnjë lek më për të blerë energji, por do të shesim energji. Kjo nuk është një ëndërr e parë në gjumë”.
Kemi degjuar vetem per “suksese te papara” ne energjitike bile edhe drejtuesit e saj, qe nga ministra e drejtore KESH-i kane hipur ne maje te partise se rilindjes per meritat e medha ne energjitike.
Nga sot ne neser papritmas dhe çuditerisht Edi Rama po na flet per “krize apokaliptike” energjitike.
Po na thote edhe qe do qe do ta perballoje Krizen Energjitike sic perballoi Pandemine.
Kjo do te thote na mori lumi me keq seç na ka marre.
Duke pare deklaratat e meparshme dhe “sukseset bubulluese” ne energjitiken e Edi Rames kjo krize duket qarte qe eshte nje stisje per nje grabitje te re te xhepave te qytetareve e per te mbushur arken e baderdisur te shtetit nga rilindja.
Arka e shtetit e boshatisur dhe plaçkitur nga milionat e grabitura per zgjedhjet,koncesionet, borxhet ndaj kompanive arbitrazhet e humbura dhe borxhi publik real prej gati 100%, kerkon tani qe te mbushet nga Rama.
Kjo nuk eshte krize e re, por plaçkitje e re e qytetareve.