Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 36 viktima, 390 raste të reja, ndërsa në intubim ndodhen 421 pacientë të prekur me koronavirus.
Por ajo që ka shqetësuar më shumë sot autoritetet shëndetësore greke është fakti që janë zbuluar 6 raste me variantin e ri të koronavirusit. Pesë grekë dhe një britanik rezultuan pozitivë me koronavirusin e ri.
Të infektuarit me variantin e ri të COVID-19 do të qëndrojnë në karantinë, siç është planifikuar dhe do të testohen brenda 10 ditësh, ndërsa pasagjerët e tjerë të fluturimit me të cilat ata udhëtuan janë nën mbikëqyrjen epidemiologjike.
Ky lloj i ri i koronavirusit që u zbulua për herë të parë në Angli vlerësohet të jetë të paktën 70% më ngjitës.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";