Variant i ri i Covid, Omicron është identifikuar edhe në Greqi.
Ministri i Shëndetësisë, Thnaos Pleyris deklaroi se një shtetas i infektuar është identifikuar në Kretë.
Kujtojmë se, OBSH ka deklaruar se rreziku i përgjithshëm global në lidhje me variantin Omicron “vlerësohet si shumë i lartë” edhe pse nuk është raportuar asnjë vdekje lidhur me variantin e ri.
Kërcënimi nga “Omicron” bëri që Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, të rekomandojnë të hënën që të gjithë të rriturit të marrin vaksina përforcuese.
Advertisement