Një studente nga Gjirokastra dhe një emigrant nga Përmeti shfaqin simptoma të variantit Delta. Rastet e dyshuara janë regjistruar në Qarkun e Gjirokastrës dhe janë dërguar mostrat për analiza në Angli.
Bëhet fjalë për një studente e ardhur nga jashtë shtetit një ditë më parë nga fshati “Asim Zeneli” dhe se kjo e fundit ka shfaqur komplikacione e simptoma të ngjashme me atë të tipit indian të virusit Corona.
Ndërsa rasti i dytë i dyshuar në Përmet është shfaqur tek një person 45-vjeçar i ardhur dhe ky nga jashtë Shqipërisë.
Për të dyja këto raste shefi i epidemiologjisë Arenc Brahimi ka thënë se nuk ka vend për panik dhe se nuk mund të perceptohet çfarë lloji varianti është. Aktualisht të dyja rastet janë të izoluara dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.