Nisur nga konfirmimi i rasteve të para me variantin “Delta” në vendin tonë, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë apel për vaksinim, teksa ka bërë me dije detaje për kampionet e konfirmuara në laboratorin e referencës.
“Në Charite u dërguan 21 mostra klinike, nazale dhe faringiale, të cilat kanë rezultuar pozitive. Këto janë mostra që janë vënë mënjanë për periudhën 1 qershor deri në 12 korrik, kur kemi filluar të shikojmë edhe sinjalet e pazakonta. Këto mostra ne i kemi gjetur në një përhapje në qytete si Tirana, Elbasani, Shkodra, Lezha, Kavaja, Gjirokastra, Korça, Peqini, Mati dhe Vlora, me numra të vegjël natyrisht”, ka bërë me dije drejtoresha e IShP, prof. Albana Fico.
Duke bërë një pasqyrim të situatës epidemiologjike në vendin tonë, drejtoresha e IShP tha se vihet re që ka një rritje të incidencës dhe të mesatares ditore.
“Situata epidemiologjike në vend ka shënuar disa rritje në raport me incidencën, e cila tashmë është 10 për 100 mijë banorë. Mesatarja ditore është rritur nga 13 deri në 27. Numri total i rasteve aktive rezulton i rritur nga 272 në 280. Numri i bashkive të cilat janë përfshirë nga rastet e reja ka shkuar në 10. Fatmirësisht nuk kemi pasur raste fatalitetesh për javën e 30. Vijojnë të shtohen numrat”, tha Fico.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Pavarësisht pranisë së variantit të ri, drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli ka bërë me dije se nuk do të ketë ndryshim të masave të vendosura.
“Duke u mbështetur në këtë situatë epidemiologjike, Komiteti Teknik i Ekspertëve mendon se, pavarësisht se në Shqipëri është i vërtetuar tashmë dyshimi i fortë dhe i mbështetur nga Laboratori i Virologjisë të Shëndetit Publik për prezencën e variantit Delta, mbrojtja është njësoj dhe niveli i masave nuk ka arsye objektive që të ndryshojë. Pra masat për të vazhduar për ta mbajtur situatën nën kontroll do të jenë po ato të cilat kanë qenë më parë”, tha Rakacolli.
Duke folur për situatën e të shtruarve në spitalin Infektiv, prof. Dhimitër Kraja tha se situata paraqitet e qëndrueshme dhe mosha e të shtruarve është mesatarisht 60-70 vjeç.
Ekspertët e Komitetit Teknik apeluan qytetarët për t’u vaksinuar ndaj Covid19, shoqëruar me masat anticovid, për të kufizuar përhapjen e virusit.