Komisionari Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi deklaroi se Bashkimi Evropian po punon që vaksinat kundër COVID të jenë të disponueshme edhe për Ballkanin Perëndimor.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Varhelyi tha: “Po ndajmë fonde për aranzhimet mbështetëse dhe koordinuese. Ne pandemi qëndrojmë pranë Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilit është në BE.”
Ai zhvilloi një komunikim me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit rreth mënyrës së furnizimit të tyre me vaksinat kundër COVID.
Advertisement