Në oborrin e kësaj banese një katëshe u gjet i vrarë në mënyrë makabre, 8-vjeçari Mateo Vasiu.
I mituri, u rrëmbye nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, teksa po shëtiste me biçikletën e këtij të fundit në rrugët e fshatit Grecalli te Fierit.
Krimi horror u zbulua pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në disa subjekte private.
Sipas burimeve pranë grupit hetimor, fëmija pas disa xhirove me biçikletë kishte hyrë në banesën e autorit dhe më pas nuk kishte dalë më. Gjatë kontrollit të banesës së 38-vjeçarit, hetuesit konstatuan një pjesë toke të punuar.
Pikërisht në këtë vend u gjet i mbuluar me dhe 8-vjeçari, Mateo Vasiu. Fëmija kishte dëmtime të shumta në kokë. Agresori e kishte goditur dy herë me kazmë në kokë duke i shkaktuar vdekjen në mënyrë makabre, e më pas e kishte groposur.
Ishin prindërit e fëmijës ata që denoncuan rastin në polici. Ndërkohë gjatë kontrolleve që po kryheshin në zonë, autori kishte komunikim të vazhdueshëm me familjarët duke i pyetur herë pas herë për fatin e djalit.
Pas dyshimeve të ngritura na ana e hetuesve, të cilët e shoqëruan në komisariat, 38-vjeçari pranoi autorësinë e krimit horror dhe më pas u arrestua.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një lopatë, një kazëm, biçikleta si dhe rrobat e autorit me njolla gjaku, të cilat u dërguan për ekzaminime pranë institutit të policisë shkencore.
Ndaj 38-vjeçarit rëndon akuza për “Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj të miturit”. Vepër penale kjo që dënohet jo më pak se 20 vjet ose me burgim të përjetshëm.
Të shokuar nga kjo vrasje makabër, banorë të zonës, kërkuan dënim me vdekje.
Ai është kriminel. Është kriminel i paparë. Duhet varur duhet varur se s’bën.
Ta varin aty dhe ti vënë benzinën. Njeri punëtor ishte. Nuk ishte problematik, por sesi e kanë pasur hallin ata e dinë. S’ka ligje. Prokurorët e gjykatësit janë të korruptuar të tërë.
Advertisement
Autori i krimit shte i rritur pa nënë pa baba. Jetim. I ati e la të vogël, e ëma u martua ka ikur në Maqedoni. Nuk kishte asnjë punë pse ta merrte atë fëmijë. Veçse na një përdhunim.
Dënim me vdekje.
Advertisement
Dënim maksimal për këtë ngjarje makabre kërkuan edhe të afërmit e të miturit.
NIKOLIN BRAJA- DAJA I TE MITURIT
Nuk e di. Ta marrin ta varin. Apeli im është ta marrin ta varin. Shteti do e marr do e qesë prapë jashtë.
Ndërkohë, stafi i shkollës së bashku nxënësit, vendosi në bankën e të miturit një buqetë me lule si dhe disa vizatime që Mateo kishte punuar.
Klodian Çalamani jetonte i vetëm dhe ishte një njeri problematik. Ai rezulton të jetë dënuar me 4 vjet burg në vitin 2006 për mbajtjen peng dhe dhunimin e një vajze 16-vjeçare.