Një grua 55 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vrarur në banesën e saj në Kamzë.
Bashkëshorti i saj ka fshehur ngjarjen duke njoftuar familjarët se vdekja e gruas kishte qenë natyrale dhe se kishte bërë gati të gjitha procvedurat e ceremonisë mortore.
Por pas dyshimeve të familjarëve policia ka nisur verifikimet nga ku është zbuluar se gruaja kishte ndërruar jetë duke varur veten.
Policia ka bërë ndalimin e shtetasit 56-vjeçar.
Kamzë, Tiranë
Më datë 04.09.2022, në Frutikulturë, në banesë dyshohet se është vetëvarur shtetasja Sh. L., 55 vjeçe.
Shërbimet e Policisë, nisur nga dyshimet e krijuara mbi kallëzimin e bërë më datë 05.09.2022, nga familjarët e shtetases Sh. L., kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se më datë 04.09.2022, rreth orës 15:00, në ambientet e banesës së saj, dyshohet se është vetëvarur shtetasja Sh. L., ndërsa bashkëshorti i saj, shtetasi Sh. L., nuk ka kallëzuar ngjarjen në Polici, por në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se shtetasja Sh. L. ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:– Sh. L., 56 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.