Vaksinimi për Covid19 do të nisë edhe në Berat, Kukës dhe Korçë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksinimi për Covid19 do të nisë edhe në Berat, Kukës dhe Korçë

Berati, Kukësi dhe Korça janë dy qytetet e radhës në të cilat do të shtrihen qendrat e vaksinimit, raporton Vizion Plus.

Nga stadiumi “Air Albania”, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, foli për mënyrën se si do te vijoje vaksinimi i bluzave të bardha.

 

OGERTA MANASTIRLIU

Advertisement

MINISTRE E SHENDETESISE

 

“Sot po vaksinohen në Arenën Kombëtare më shumë se 500 mjekë dhe infermierë të Urgjencës Kombëtare, mjekë të familjes, të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, të disa spitaleve rajonale e bashkiake. Vijon vaksinimi jo vetëm në Arenën kombëtare, por gjithashtu edhe në polet e vaksinimit që ne kemi hapur në qytete të ndryshme siç është Shkodra, Vlora, dhe së shpejti Berati si edhe Korça.”

 

Advertisement

Sipas planit procesi përfshin edhe të moshuarit mbi 80 vjeç, po vetëm me planifikim nga mjekët e familjes.

 

“Prioriteti ynë sipas planit të vaksinimit janë edhe të moshuarit mbi 80 vjeç me fasha të ndara sipas grupmoshës por edhe sipas sëmundshmërisë. Ndaj, ashtu sikurse kemi filluar për vaksinimin e 80-vjetarëve të dielën, ashtu do të vijojmë për të vaksinuar sipas të gjithë atyre indikacioneve që mjeku i familjes jep. Dhe do të jetë pikërisht mjeku i familjes, i cili do të lajmërojë të gjithë të moshuarit mbi 80 vjeç, sipas fashave dhe udhëzuesve të Institutit të Shëndetit Publik”

 

Advertisement

Që nga fillimi i procesit janë kryer në total 6728 vaksina anti-COVID, ndërsa këtë të martë priten të kryhen rreth 1000 doza të tjera në të gjithë vendin.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy