
Nis vaksinimi antiCOVID në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër. Kryeministri Edi Rama ndoqi bga afër procesin e injektimit së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Shtëpitë e të Moshuarve, shprehet shefi i qeverisë, janë pikat më të dobëta të vijës së mbrojtjes.
Ndërkohë, në Tiranë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se në Tiranë do të bëhen 300 doza në 24 orë dhe me kalimin e ditëve kjo shumë do të shtohet për të shkuar në 500.
Advertisement