
Kjo jave do të jetë e gjitha në sherbim te qytetareve mbi 18 vjec të cilët duan të vaksinohen kundër Covid-19.
Vetë Ministrja Manastirliu nëpërmjet një mesazhi në facebook bëri të ditur se qëndrat shendetesore do të jenë të hapura cdo ditë deri në orën 20:00.
POSTIMI I MANASTIRLIUT
AdvertisementNis sot java e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç .
Me kartën e identitetit mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid.