Bashkia e Pukës është institucioni i parë në vend që vendos kusht vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë administratën.
Kryebashkiaku Gjon Gjonaj tha se asnjë punonjës nuk do të pranohet të futet në zyrë pa marrë dy dozat e injeksionit. Në të kundërt stafi do jetë i detyruar t’i nënshtrohet tamponit javor.
GJON GJONAJ – KRYEBASHKIAK I PUKËS
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Kemi diskutuar në takimin e fundit me administratën dhe eshtë bërë thirrje për vaksinim. Të gjitha drejtoritë dhe institucionet që kanë të bëjnë me qytetarët të bëjnë vaksinimin. Në rast të kundërt, nuk ka asnjë masë ndëshkuese, përvecse secili prej tyre ti nënshtrohet tamponit javor. Nuk do pranohet asnjë punonjës i administratës shteterore në arsim, kulturë, administratën e bashkisë për të filluar javën në punë pa bërë tamponin . Dhe ky tampon nuk është më sic ka qenë pa shpenzim. Do paguhen kostot e tamponit. Gjë për të cilën nëse e shikon individi të arsyeshme, kjo është çështje e tij.
Shkak për vendimin, sipas kryebashkiakut eshte bëre rritja e shpejte e infektimeve.
Në qarkun e Shkodrës, ku ben pjese edhe Puka, numërohen rreth 1600 raste active.