Vaksinim i detyruar në Pukë/ Bashkia: Punonjësit të bëjnë dy dozat ose test çdo javë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksinim i detyruar në Pukë/ Bashkia: Punonjësit të bëjnë dy dozat ose test çdo javë

Bashkia e Pukës është institucioni i parë në vend që vendos kusht vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë administratën.

Kryebashkiaku Gjon Gjonaj tha se asnjë punonjës nuk do të pranohet të futet në zyrë pa marrë dy dozat e injeksionit. Në të kundërt stafi do jetë i detyruar t’i nënshtrohet tamponit javor.

 

GJON GJONAJ – KRYEBASHKIAK I PUKËS

Advertisement

 

Kemi diskutuar në takimin e fundit me administratën dhe eshtë bërë thirrje për vaksinim. Të gjitha drejtoritë dhe institucionet që kanë të bëjnë me qytetarët të bëjnë vaksinimin.  Në rast të kundërt, nuk ka asnjë masë ndëshkuese, përvecse secili prej tyre ti nënshtrohet tamponit javor.  Nuk do pranohet asnjë punonjës i administratës shteterore në arsim, kulturë, administratën e bashkisë për të filluar javën në punë pa bërë tamponin . Dhe ky tampon nuk është më sic ka qenë pa shpenzim. Do paguhen kostot e tamponit. Gjë për të cilën nëse e shikon individi të arsyeshme, kjo është çështje e tij.

 

Shkak për vendimin, sipas kryebashkiakut eshte bëre rritja e shpejte e infektimeve.

Advertisement

Në qarkun e Shkodrës, ku ben pjese edhe Puka, numërohen rreth 1600 raste active.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy