Vaksina ruse Sputnik V arrin në Serbi, ministria e Shëndetësisë: Pritet të çertifikohet për dy ditë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksina ruse Sputnik V arrin në Serbi, ministria e Shëndetësisë: Pritet të çertifikohet për dy ditë

Vaksina ruse kundër koronavirusit Sputnik V arriti të mërkurën në Serbi.

Kontingjenti i parë u dërgua në Institutin e Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve “Torlak” në Beograd.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë së Serbisë, Mirsad Gjerllek, tha se kanë arritur 2,400 doza.

“Nga Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore më është thënë se, për një ditë ose dy, pritet certifikata për përdorim, kështu që aplikimin e vaksinës Sputnik V mund ta presim menjëherë pas Vitit të Ri. Leja do të na mundësojë të marrim sasi dukshëm më të mëdha gjatë janarit”, tha Gjerllek.

Advertisement

Ai po ashtu tha se nga 4 janari, sipas dinamkës së paraparë, vaksinat Pfizer/BioNTech do të arrijnë në nivel javor – nga 20,000 doza.

“Aktualisht, kemi dy vaksina në dispozicionin tonë nga prodhues të ndryshëm. Të dyja janë me cilësi të jashtëzakonshme dhe të sigurt”, tha Gjerllek.

Vaksina Pfizer/BioNTech është krijuar nga një kompani farmaceutike amerikane dhe një gjermane.

Më 22 dhjetor, Serbia ka konfirmuar se ka pranuar kontingjentin e parë me 4,875 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Advertisement

Dy ditë më vonë, ky vend ka nisur vaksinimin, me kryeministren Ana Bërnabiq, ndër të parat, që ka pranuar dozën e parë.

Gjerllek ka thënë më herët se autoritetet serbe janë duke zhvilluar bisedime intensive edhe me kinezët, për importin e vaksinës së tyre.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy