![Vajzat korçare në finalen e Kupës së Shqipërisë në volejboll pas 44 vitesh](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/02/skerdebeu-688x400.png)
Skënderbeu arriti të mposht ekipin e “Barleti Voley” dhe të sigurojë biletën për në finale e kupës së Shqipërisë në volejboll për femra.
Volejbollistet korçare, në ndryshim nga përballja e parë ku dominuan me set final 3 me 2, kësaj here fituan 3 me 0.
Kjo edhe falë suportit të dhënë nga të pranishmit në shkallët e pallatit të sportit “Tamara Nikolla”. Ndërsa nuk mungoi grinta dhe shpirti luftarak për asnjë moment tek të dyja skuadrat.
Për drejtuesit korçar, objektiv mbetet fitimi i trofeut por dhe marrja e kampionatit.
TATJANA MARASHI–
DREJTORESHE E KLUBIT SKENDERBEU
Advertisement
Arritën në finale pas shume e shume vitesh. Kënaqësi e madhe që e gjithë sfida u mbyll me sukses.
Ndërkohë, vetë volejbollistet u shprehën të lumtura për rezultatin e arritur.
Elena Bego
Ja dolëm. Jemi në finale. Finalja eshtë një ndeshje me rivalitet. Do ta tregojë fusha rezultatin.
TONIN FRROKU
GAZETAR -VIZION PLUS
AdvertisementPër herë të fundit korçaret e rrjetës kanë shkuar në finale në vitin 1978. E thënë ndryshe, 44 vite më parë.
Skënderbeu do të përballet në 6 mars ne pallatin e sportit “Fahrije Hoti” me Tiranën, e cila mposhti me set final 3 me 2 në gjysmëfinale Partizanin.