Dhuna në familje nuk ka të ndalur në juglindje të vendit.

Rasti i fundit është në fshatin Gollomboç në Pustec, ku një  63 vjeçar është arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij 60 vjeçar edhe duke qenë i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtretasin Zh. D., 63 vjeç, banues në Gollomboç, Pustec, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, i pajisur me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë dy ditë më parë  babë dhe bir, Trëndafil Zylfi 51-vjeç dhe Emanuel Zylfi 31-vjeç janë arrestuar nga policia, pasi po dhunonin nusen 28-vjeçare për arsye xhelozie.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu Bledar Trëndafili, tre ditë më parë ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën gruas së tij, Melisa Trëndafili me të cilën ishte në proces divorci. /vizionplus.tv