“Ushtria në terren”/ Kumbaro: Në gatishmëri për sezonin veror, pastrimi sfida më e madhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ushtria në terren”/ Kumbaro: Në gatishmëri për sezonin veror, pastrimi sfida më e madhe

Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro ka njoftuar se instancat janë në gatishmëri të plotë për nisjen e sezonit veror.

 

Ditën e sotme Kumbaro drejtoi mbledhjen e Task Forcës së turizmit e cila u organizua në vijim të punës për përgatitjet e sezonit.

 

Advertisement

Kumbaro vuri theksin në bashkëpunimin e të gjitha instancave shtetërore për mbarëvajtjen e sezonit, duke njoftuar edhe nisjen e një aksioni final me ndihmën e ushtrisë në dhjetë ditët e fundit të muajit Maj.

 

“Betejën më të vështirë në këtë sezon e kemi me mbetjet, por jemi në rrugë të mbarë falë koordinimit dhe punës së bashkive të bregdetit. Siç e dini, katër Bashki bregdetare do asistohen nga një operator shtesë përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Gjithashtu në datat 20-30 maj do të angazhojmë në terren edhe forcat e ushtrisë për të përforcuar punën për pastrimin e territorit. Megjithëse këtë vit situata e mbetjeve paraqitet shumë më mirë dhe territoret e bregdetit janë pastruar dhe kanë nisur çeljen e sezonit, jemi të vetëdijshëm që çdo episod i pakëndshëm në territor na kushton më shumë nga sa mendojmë ne. Çdo moskorrektësi e punonjësve tanë përkthehet në dëm për imazhin e Shqipërisë. Prandaj të shmangim çdo sjellje të tillë”, tha Kumbaro.

 

Advertisement

Gjithashtu ministrja njoftoi se strukturat e përkohshme të shërbimit, të quajtura ndryshe si “beach bar” kanë kaluar nën filtrin e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe janë publikuar lejet për to.

 

“Për sa i përket strukturave të përkohshme të shërbimit, këtë vit është bërë maksimumi nga ana e Këshillit Kombëtar të Territorit, i cili ka miratuar të gjitha lejet e beach-bareve në koordinim me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe bashkive, duke i publikuar ato edhe online. Kjo është hera e pare që ndodh. Nga ana tjetër, për menaxhimin e stacioneve të plazheve nga subjektet private kishim 540 aplikime të kualifikuara, por 24 rezultojnë se nuk kanë shlyer detyrimet tatimore. Për këtë shkak, siç e kemi njoftuar që në janar, nuk do t’u lidhet kontrata. Të gjithë kanë edhe detyrimin për të pasur rojen bregdetare dhe për këtë do të ketë kontrolle”, u shpreh ministrja e Mjedisit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy