Gazeta e njohur gjermane “Die Welt”, njëzet vjet më parë, shkruante se pas dislokimit në Kosovë, në qershor të 1999-s, ushtarët gjermanë dhe britanikë të trupave paqeruajtëse ndërkombëtare të KFOR-it, në jug të Kosovës, zbuluan shumë varreza masive me 185 kufoma të civilëve shqiptarë.
Po ashtu, përfaqësues të NATO-s në Bruksel shpjeguan se si njësitet gjermane kishin gjetur varreza me 85 kufoma në afërsi të bazës së tyre në Prizren.
Britanikët kishin hasur gjithashtu një varr masiv në rajonin e Kaçanikut, në të cilin ishin varrosur rreth 100 kufoma.
Varrezat mbroheshin nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët dëshironin të prisnin mbërritjen e hetuesve ndërkombëtarë.
Advertisement