Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar paralajmëruar vetting në sistemin e noterisë.
Manja theksoi se përgjegjëse për vettingun e noterëve është ministria e drejtësisë
“Ndryshimet që propozohen sot jo vetëm që përcaktojnë kriteret të reja por është një proces vettingu për noterët e sistemit që janë sot, që kanë të bëjnë me lidhje me krimin, apo që janë pjesë e listës së personave të shpallur në kuadrin e pastrimit të parave.
Ligji për noterinë ka përcaktuar edhe mekanizmat, është ministria e drejtësisë, që përmes inspektimeve do të bëjë filtrin e këtij sistemi. Përgjegjëse është ministria e drejtësisë,” deklaroi Manja.
Advertisement