Ulqin, shpime për naftë dhe gaz në bregdetin turistik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ulqin, shpime për naftë dhe gaz në bregdetin turistik

Këto ditë nisi procesi i shpimit në bregdetin e Ulqinit për gjetjen e naftës dhe gazit, gjë e cila shkaktoi reagime dhe shqetësime të dukshme tek ambientalistët, shoqëria civile dhe tek banorët e qytetit.

Shpimet për hidrokarbure po bëhen vetëm dhjetëra kilometra larg bregut të detit, ku sipas tyre, rrezikohen resurset e pasura natyrore e posaçërisht turizmi i kësaj zone.

Përfaqësuesja e shoqërisë civile në Ulqin, zonja Zenepe Lika vuri në dukje se strategjia zhvillimore e Malit të Zi dhe posaçërisht e Ulqinit është e bazuar në zhvillimin e turizmit.

Strategjia zhvillimore e Malit të Zi është e bazuar në zhvillimin e turizmit. Për këtë arsye nuk përputhen këto dy gjëra: shpimet dhe platformat e naftës me turizmin elitar siç pretendon gjithë këto vite Mali i Zi”, tha zonja Lika.

Advertisement

Kjo veprimtari në bregdetin e Ulqinit, sipas analistit Mustafa Canka është shkatërruese dhe rrezikon mirëqenien ekonomike të këtij qyteti.

Bëhet fjalë për një projekt shkatërrues, i cili sjell në pikëpyetje mirëqenien tonë në këto hapësira, detin e bukur të Ulqinit si dhe ekonominë tonë, kryesisht zhvillimin e turizmit”, tha Canka.

Zonja Lika, vë në dukje, se Mali i Zi nuk është në gjendje të reagojë në mënyrën e duhur ndaj avarive të mundshme gjatë shpimit në det.

Duhet të theksojmë se edhe kapacitetet e resurseve teknologjike dhe njerëzore të Malit të Zi janë të varfër dhe nuk janë në gjendje të reagojnë ndaj ndonjë avarie të mundshme në det”, tha zonja Lika.

Advertisement

Ndërkaq, Drejtoria e Hidrokarbureve në Mal të Zi ka bërë të ditur se gjatë hulumtimit, shpimit dhe eksplorimit të mundshëm të naftës dhe gazit, shteti ka parashikuar implementimin e standardeve më të larta nga aspekti i mbrojtjes së njerëzve dhe të ambientit.

Kjo drejtori e vlerësoi lartë kompaninë italo-ruse “Eni Novitek” dhe shprehen optimiste se shpimet në këtë zonë do të përfundojnë me sukses.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy