Sa herë tregu reflekton rritje të çmimeve, çdo opozitë ndër vite i rikthehet propozimit për ulje të tatimit të vlerës së shtuar, TVSH-së, një propozim që artikulohet vetëm nga kampi opozitar dhe nuk zbatohet asnjëherë nga qeveritë kur vijnë në pushtet.

Kjo tezë fillimisht u propozua në programin qeverisës të partisë demokratike në atë kohë në opozitë në vitin 2005, për të ulur TVSH për mallrat e shportës dhe energjisë, me synim uljen e çmimeve dhe mbrojtjen e shtresave në nevojë. Por shumë shpejt ajo përfundoi në një debat mes palëve.

Në vitin 2011 flamurin e këtij premtimi e mori kreu i opozitës Edi Rama. Për mes rrjeteve sociale PS ilustronte me shembuj se sa do të kursenin familjet në rast do të ulej apo hiqej TVSH-ja ndërsa premtoi se kur të vijë në pushtet kjo nisëm do të realizohej.

Edhe pse ky ishte një premtim në programin qeverisës ai nuk gjeti zbatim në praktikë, njësoj si në qeverisjen e Sali Berishës. Tashmë është radha e opozitarit Lulzim Basha të propozojë të njëjtën skemë që qeveria demokrate dhe ajo socialiste nuk e realizoi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe ky propozim kur të zyrtarizohet do të ketë të njëjtin fat, ndërsa opozita do të lëshojë akuzat e radhës se qeveria nuk mbron shtresat në nevojë, në përpjekje për të fituar mbështetje politike.

Në fakt një nisëm e tillë është një demagogji, pasi praktikat ndër vite kanë treguar se ulja e taksave nuk përkthehet në ulje të çmimeve për konsumatorin, përkundrazi ato mbeten si fitime për operatorët e tregut. Tatimi mbi vlerën e shtuar konsiderohet si shtylla e të ardhurave në buxhet dhe ai aplikohet në masën 20% në çdo produkt dhe shërbim që konsumojmë.
Sot disa sektorë paguajnë një TVSH të reduktuar si hoteleria apo investimet në agroturizëm, por një ulje e këtij tatimi në produktet bazë jo vetëm stimulon evazionin, por ai dëmton edhe prodhimin vendas, i cili do të mbytet nga mallrat e importit.