Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji, mori në Korçë mbështetjen e shumë qytetarëve për nismën e PD për uljen e tvsh nga 20% në 6%.
Qytetarët treguan se rritja e çmimeve është bërë e papërballueshme, duke mirëpritur kërkesën që çon në uljen e çmimeve.
Nga ana e tij, Salianji u sqaroi qytetarëve sa ulen çmimet e produkteve të shportës nëse qeveria miraton nismen e opozites.
“Ne kemi bërë një propozim që të ulen çmimet e shportës. Të shkojë TVSH-ja 6% dhe këtë do e mbajmë kudo te të gjithë njerëzit. Po nuk u ulën çmimet e shportës nuk ja dalin dot. Propozimi që bëjmë ne duke ulur me 6%: Nëse është sot cmimi i vajit 2300 lekë bëhet rreth 2000 lekë me propozimin tonë. Nëse sheqeri shitet 800 shkon 700, nëse mielli shitet 1400 shkon 1200 dhe kështu me radhë të gjitha çmimet e shportës dhe kështu të jetohet. Ja ku është populli dhe të dalin të flasin tani”, tha Salianji.