Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

 

Vranësirat përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në relievet malore reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s.

 

Perkohësisht në orët e mesditës dhe në momentet me reshje shiu era e vrullshme deri në 12-15m/sek duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. 

         

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Temperaturat parashikohen:në zona malore 13 deri 22°C ,   në zona e ulëta 15 deri 30°C,     në zona bregdetare 18 deri 29°C

 

Në gadishullin e Ballkanit do të jenë në qarkullim masa ajrore të paqëndrueshme dhe  të lagështa ndikuar nga nga pozicionimi i një qëndër e ulët e presionit atmosferik. Moti në pjesën më të madhe të rajonit parashikohet me kthjellime të pakta si dhe vranësira mesatare dhe të dendura.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar dhe në disa zona të rajonit me intensitet deri të lartë në formën e stuhive dhe rrbesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

 

Një pjesë e madhe e kontinentit europian do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare si dhe temperatura relativisht të larta. Pjesa qëndrore e kontinentit dhe pjesërisht ajo lindore do të kenë mot me vranësira si dhe reshje shiu në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";