Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Vranësirat përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.
Në relievet malore reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s.
Perkohësisht në orët e mesditës dhe në momentet me reshje shiu era e vrullshme deri në 12-15m/sek duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:në zona malore 13 deri 22°C , në zona e ulëta 15 deri 30°C, në zona bregdetare 18 deri 29°C
Në gadishullin e Ballkanit do të jenë në qarkullim masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa ndikuar nga nga pozicionimi i një qëndër e ulët e presionit atmosferik. Moti në pjesën më të madhe të rajonit parashikohet me kthjellime të pakta si dhe vranësira mesatare dhe të dendura.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar dhe në disa zona të rajonit me intensitet deri të lartë në formën e stuhive dhe rrbesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Një pjesë e madhe e kontinentit europian do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare si dhe temperatura relativisht të larta. Pjesa qëndrore e kontinentit dhe pjesërisht ajo lindore do të kenë mot me vranësira si dhe reshje shiu në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.