Mbrëmja e djeshme ka përkeqësuar situatën në zonat malore të Qarkut Dibër. Rënia e ndjeshme dhe e menjëhershme e temperaturave ka bërë që vendi të mbërthehet nga akulli.
Në lartësinë mbi 500 metra mbi nivelin e detit pati edhe reshje dëbore.
Situata më problematike paraqitet në njësitë e thella të Bashkisë Dibër, si në Lurë, Kala e Dodës, Arras, Selishtë, Sall – Dardhë, Reç e Sllovë ku trashësia e borës varion nga 10 deri në 20 cm.
E njëjta situatë është edhe në njësitë Administrative Trebisht, Martanesh dhe Tërnovë.
Advertisement
Ndërkohë rrugët nacionale Peshkopi – Tiranë dhe Peshkopi – Kukës janë të kalueshme paprobleme.