Ukë Rugova, djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe bashkëshortja e tij, Blerta Rugova kanë marrë shtetësinë shqiptare.
Pas betimit, Erion Veliaj tha se është detyra e të gjithëve të punojnë për të çuar përpara zhvillimin e vendit.
“Amaneti që kemi trashëguar nga të parët tanë, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, që nga rilindasit dhe Ismail Qemali e deri tek Ibrahim Rugova, është ta çojmë më tej progresin e bërë, pavarësisht se kemi qenë një nga kombet më të diskriminuara, më të vuajtura, dhe që kemi kaluar shumë peripeci në labirinthin e historisë. Sot jemi këtu për t’i qëndruar të vërtetë këtij misioni dhe amanetit, që kemi nga të parët tanë”
Advertisement
Kryebashkiaku shtoi se Tirana është një kantier pune sepse destini i një qyteti të madh është të rritet dhe zhvillohet.
“Këtë vit Tirana mban titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë. Vitin tjetër kemi aplikuar të jemi “Qyteti Europian i Sportit”, për t’u siguruar që kryeqendra e shqiptarëve ka një reputacion, përtej vetëm “shqiptarosferës” Sot shikoni një Tiranë e gjitha një kantier pune, çka tregon se keni ardhur ose jeni bërë pjesë e një skuadre që është vetëm duke u rritur.”
Advertisement
Veliaj shprehu bindjen se shumë shpejt Tirana do të jetë jo vetëm kryeqendra e shqiptarëve, por edhe e Ballkanit.