Udhëtim me Mërtirin, Zoton dhe Stela Gugallen?/ Dëshmon Ahmetaj: Mos dilni nga objekti i hetimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Udhëtim me Mërtirin, Zoton dhe Stela Gugallen?/ Dëshmon Ahmetaj:  Mos dilni nga objekti i hetimit

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet sot në Komisionin Hetimor ku po dëshmon lidhur me aferën e inceneratorëve.

 

Ahmetaj deklaroi se nuk ka pasur asnjë kontakt me Klodian Zoton ndërsa theksoi se nuk ka asnjë lloj raporti me 3 personat e shpallur në kërkim për inceneratorët, Stela Gugallja, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri.

 

Advertisement

Zv.kryeministri tha se këto pyetje nuk janë objekti kryesor i këtij hetimi, duke i kërkuar kryetares së Komisionit të mos dalë nga objektivi.

 

Jorida Tabaku: A njihni Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Stela Gugallaj?

Arben Ahmetaj: Nuk kam as lidhje gjakut, as lidhje varësie pune, as lidhje biznesit, asnjëlloj varësie. Ju përgjigja edhe pse pyetja është jashtë objektit të Komisionit, se është shumë specifik.

Advertisement

Jorida Tabaku: Keni udhëtuar me ndonjë nga këto emrat?

Arben Ahmetaj: Kam bërë udhëtime pa fund me miq e shok, po kjo nuk është objekt i këtij Komisioni. Objekti është procedurat dhe në këtë vend, duhet të pyetem se kë nuk njoh se njoh 95% të biznesit shqiptar. Doni të shuani kuriozitetin e jetës sime private?

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy