Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe policia kanë filluar sërish kërkimet për trupin e zhdukur të Mirjeta Zeka-Shabanit, e cila është zhdukur që nga 31 Marsi i vitit 2019.
Ekipet po bëjnë kërkime në lumin Sitnica.
Mirjeta Zeka Shabani u zhduk në ditën e fundit të qëndrimit të saj në Kosovë, pasi ajo jetonte në Gjermani. Që nga ajo kohë, dyshimet për zhdukjen e saj janë përqendruar tek burri i saj.
Kërkime janë bërë edhe në Tetor të vitit të kaluar, pasi që dyshohej se trupi i saj gjendet afër lumit Ibër, por që nuk është hasur në vendndodhjen e viktimës.
Advertisement