U zhduk në Pukë/ Biznesmeni italian, ish gjyqtar futbolli, inskenoi vdekjen për siguracionin e jetës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U zhduk në Pukë/ Biznesmeni italian, ish gjyqtar futbolli, inskenoi vdekjen për siguracionin e jetës

Merr fund pas afro nëntë muajsh misteri i zhdukjes së biznesmenit Italian Davide Pecorelli, i cili humbi kontaktet më familjarët e tij në zonën e Pukës.

 

45-vjeçari, i cili dyshohej se ishte vrarë, u gjet i gjallë në bregdetin e Livornos këtë të shtunë nga autoritetet italiane. Sipas mediave fqinje, biznesmeni pasi dha dëshminë e tij para hetuesve është lënë i lirë. Ndërsa ka qenë vet ish-bashkëshortja e tij ajo që bëri publik lajmin.

 

Advertisement

Ende mbetet mister shkaku se përse italiani Davide Pecorelli e inskenoi të gjithë ngjarjen.

 

45-vjeçari u humbi kontaktet me familjarët e tij në muajin janar të këtij viti. Ai kishte ardhur në vendin tonë për të investuar në fushën e Hoteleri turizmit, ndërsa ndodhej në Pukë prej datës 4 janar.  Ai kishte prenotuar në një hotel për tre ditë, por në datë 6 nuk u paraqit për të fjetur.  Automjeti tip “Skoda”, të cilin e kishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit, u gjet i djegur në 8 janar në rrugën Gjegjan – Reps.

 

Advertisement

Brenda mjetit autoritetet gjetën dhe mbetje kockore, të cilat u dërguan për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës në Tiranë e më pas Itali, por ende nuk ka pasur një përgjigje definitive se kujt i përkasin ato.

 

Pas gjetjes së biznesmenit, mësohet se autoritetet italiane kanë nisur një hetim ndaj tij për “Mashtrim”. Kjo pasi mendohet se Pecorelli mund ta ketë inskenuar të gjithë ngjarjen për të përfituar siguracionet e jetes. Vete gazetaret dhe mediat ne Itali shprehen dyshime mbi kete skeme te ngritur nga vete biznesmeni i cili ka pasur borxhe kohet e fundit. Pecorelli ka qene gjyqtar futbolli ne nivele profesioniste ne Itali.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy