U zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese/ Betohet në Presidencë Ilir Toska

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese/ Betohet në Presidencë Ilir Toska

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës, Sh. T Z. Bajram Begaj të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, z. Ilir Toska.

 

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të tij, Gjyqtari Toska me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua para Presidentit Begaj se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

 

Advertisement

Presidenti Begaj i uroi suksese zoti Ilir Toska, në detyrën e re të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

 

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj.Vitore Tusha, zv. Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z. Sokol Binaj, Këshilltari Ligjor Rezident i OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, z. Constantine Soupios si dhe kreu i Sektorit Politik në Delegacionin e BE-së në Tiranë z. Alexis Hupin si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy