U vra nga burri, zbulohen mesazhet e fundit në celularin e Karolinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U vra nga burri, zbulohen mesazhet e fundit në celularin e Karolinës

Policia greke ka zbardhur një nga krimet më të rënda që ka tronditur vendin fqinj. Vrasja e 20-vjeçares me origjinë britanike nga burri i saj grek Babis Anagnostopoulos ka tronditur opinionin publik.

Hetuesit e zbëthyen ngjarjen falë teknologjisë. Piloti 32-vjeçar kishte sajuar historinë e një grabitje me fund tragjik, por sot ai pranoi në polici se ka vrarë gruan e tij nga frika se mos ajo e braktiste për shkak të zënkave mes tyre.

Në celularin e Karolinës u zbuluan mesazhet e fundit që ajo kishte shkëmbyer me bashkëshortin. Dhe këto mesazhe ishin natën e krimit makabër. 20-vjeçarja donte të largohej nga banesa bashkë me foshnjen 11-muajshe për shkak të zënkave dhe kjo konfirmohet edhe nga mesazhet.

Sipas televizioneve greke, natën e 11 Majit kishte tension mes çiftit. Të dy shkëmbenin SMS me njëri-tjetrin brenda të njëjtës shtëpi, por ishin në dhoma të ndara. Mesazhi i fundit i 20-vjeçares së ndjerë ishte “stupid” (budalla nga anglishtja).

Advertisement

Ishin provat që kishte siguruar policia greke dhe dëshmitë kontradiktore që kishte dhënë 32-vjeçari ato që nuk bindnin hetuesit. Kjo për shkak se në celularin e tij kishte një aplikacion që llogariste hapat.

Dhe nga verifikimi i këtij aplikacioni rezultoi se në kohën kur 32-vjeçari kishte thënë se ishte lidhur nga grabitësit dhe kishte humbur ndjenjat, në fakt kishte aktivitet. Ai ishte duke ecur brenda shtëpisë. Këto prova dhe të tjera bënë që autori të pranonte vrasjen e gruas së tij, të cilën e mbyti me duar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy