Policia e Dimalit ka arrestuar ditën e sotme dy persona.
Bëhet fjalë për shtetasit F. H., 33 vjeç dhe A. H., 30 vjeç (vëllezër), të cilët me vetëgjyqësi morën me forcë në automjet, një 15-vjeçar.
Ky i fundit, dyshohet se u kishte vjedhur vëllezërve një shumë parash në banesë
Dimal/Berat
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), të cilët me vetëgjyqësi morën me forcë në automjet, një 15-vjeçar për të cilin dyshonin se u kishte vjedhur një shumë parash, në banesë.
Procedohet penalisht 15-vjeçari, për veprën penale “Vjedhja”.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. H., 33 vjeç dhe A. H., 30 vjeç (vëllezër), banues në Drenovicë, Dimal.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në fshatin Drenovicë, Dimal, kanë marrë me forcë dhe me vetëgjyqësi, në automjetin e tyre, një 15-vjeçar, sepse dyshonin se kishte vjedhur një shumë parash, në banesën e tyre, në datën 10.10.2022.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.