
Policia arrestoi dy persona këtë të mërkurë, si të lidhur me tragjedinë e ndodhur në Jagodinë, ku humbën jetën dy elektricistë.
Në pranga ranë drejtori dhe inxhinieri pranë OST, Njësia Operative Fier, të dy nga 38 vjeç.
Advertisement
Sipas policisë, ata u kanë dhënë urdhër elektricistëve që të kryejnë punime në mënyrë të kundërligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë.
Për pasojë, Gjergji Duka 50-vjeç dhe Bashkim Saliasi 64-vjeç humbën jetën. Ata ishin duke punuar në nënstacionin elektrik të kësaj zone kur u zunë poshtë nga një shtyllë e tensionit të lartë, e cila u rrëzua.
Advertisement