
Policia ka vënë në pranga pronarin e lokalit në Sarandë, ky humbi jetën kamarieri 17-vjeçar. I ndjeri ndërroi jetë pas plagëve të marra, si pasojë e këputjes së kavos së ashensorit.
Pronari i lokalit rezultonte i shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës.
Advertisement
Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Advertisement