U shkatërrua nga përmbytjet/ FA nisin punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në Lezhë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U shkatërrua nga përmbytjet/ FA nisin punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në Lezhë

Xhenierët e Komandës Mbështetëse nisën këtë të diel punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në Bashkinë e Lezhës. Ura u shemb nga prurjet e shumta të ditëve të fundit, duke izoluar rreth 1500 banorë të fshatrave Kalivaç, Ungrej, Kashnjet, Vig e Kastër.

Menjëherë pas mbushjes së krahut të dëmtuar, xhenierët e FA do të nisin montimin e urës tip “bailey”.

Ura do të jetë 21 metër e gjatë dhe veç të tjerash, frekuentohet nga nxënësit e 5 shkollave 9-vjeçare në zonë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy