Këshilli i Ministrave pas mbledhjes së kësaj të mërkurë njoftoi lirimin nga nga detyra të prefektit të qarkut të Kukësit, Ali Hallaçi. Në vend të tij është emëruar Albert Halilaj.

 

Motivet e shkarkimit të Ali Hallaçit, dyshohet se lidhen me zgjedhjet e reja që do të mbahen në Bashkinë e Kukësit. Ali Hallaçi ka gjasa të jetë alternativa e Partisë Socialiste për të fituar sërish Bashkinë e Kukësit, pas skandalit të ish kryetarit, Safet Gjici.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky i fundit u shkarkua nga qeveria pas videos erotike të regjistruar në zyrën e tij. Gjici ndodhet në burg, ndërsa gjykata i ka rrëzuar kërkesën e vazhdueshme për një masë më të butë sigurie.

 

Ndërkohë, nga opozita ende nuk ka një emër se kush do të qëndrojë në “betejën” e parakohshme për Bashkinë e Kukësit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";