Alma K, vajza që u shfaq në video-skandalin e Safet Gjicit është thirrur sërish ditën e sotme për tu marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.
Ndërkohë dje u mor në pyetje dhe vetë ish kryebashkiaku Safet Gjici.
40 vjeçarja po hetohet në masë sigurie “arrest shtëpie”, masë e cila u caktua më 24 qershor 2023 për akuzën e korrupsionit aktiv. Po në këtë datë u arrestua edhe Safet Gjici, ish kryebashkiaku i Kukësit i akuzuar për korrupsion pasiv.
Safet Gjici dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.
Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin.